Vidal kthehet në problem te Barcelona
Pëlqej
Pep Segura, menaxheri i Barcelonës, ka adresuar kritika të shumta në drejtim të mesfushorit kilian, Arturo Vidal.

Lojtari ditët e fundit ka publikuar një foto në Insagram ku shkruante se nuk lufton dot me “Judat” duke e krahasuar trajnerin e Barcelonës me një nga figurat tradhtare më të njohura në besimin e krishterë.

Së fundmi si për t’iu përgjigjur këtyre veprimeve të kilianit, Segura është shprehur për “Sport” dhe “Mundo Deportivo” duke thënë: “Ka treguar mungesë respekti ndaj shokëve, por jam i sigurtë që do ta kuptojë gabimin”.
Shtuar më 11/10/2018, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori