Është radha e
Arturo Vidal për t’u larguar nga
Barcelona.
Pas largimit të Ivan Rakitic, serinë e largimeve
Barcelona do ta vazhdojë me mesfushorin kilian,
Arturo Vidal.
Barca do të pranojë një marrëveshje që ai të anulojë
kontratën e tij dhe të largohet falas.
Ai ka edhe një vit në
kontratën e tij, por
Barca nuk do ta detyrojë atë të qëndrojë.
Ata mund të marrin një pagesë simbolike si Rakitic me Sevillan, por largimi i tij nga
Barcelona duket i sigurt.
Vidal do të jetë i lirë të nënshkruajë me Interin, ku po e kërkon trajneri Antonio Conte.
Shtuar më 03/09/2020,
ora 12:55