Vidal prish kontratën me Barcelonën, transferimi te "zikaltërit" çështje orësh
Arturo Vidal tashmë mund të konsiderohet në të gjitha efektet një futbollist i Interit.

Pas ditëve të tëra bisedimesh, mesfushori kilian është liruar nga Barcelona dhe tashmë pritet të udhëtojë drejt Milanos aty ku ka arritur akordin me Interin për një kontratë 2-vjeçare prej 6 milion eurosh në sezon plus bonuset me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Në orët e ardhshme Vidal do të firmosë edhe zyrtarisht për Interin për t’u vendosur në dispozicion të Antonio Contes.

Shtuar më 09/09/2020, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori