"Vidal qëndron! Unë ndryshe nga Conte"
Pëlqej
Massimiliano Allegri kërkon ta nisë mbarë kampionatin e parë nën drejtimin e Juventusit dhe për këtë duhet të fitojë në Verona ndaj Chievos me Claudio Marchision në rolin e Adrea Pirlos të dëmtuar.

CHIEVO - "Duhet ta nisim mirë sezonin. Ndeshja me Chievon do të jetë shumë e vështirë. Duhet të jemi të përqëndruar gjatë gjithë takimit", u shpreh gjatë konferencës për shtyp trajneri i bardhezinjve.

CHAMPIONS LEAGUE - "Nuk është grup i lehtë. Kalimi në fazën tjetër të Champions-it është objektivi ynë i parë sezonal. Malmo është në formë fizike më të mirë se ne, Olympiakosi është gjithmonë i rrezikshëm, ndërsa Atletico vazhdon të qëndrojë në nivelin e sezonit të shkuar", analizoi Allegri.

VIDAL - Merkatoja nuk është mbyllur ende, por Allegri blindon Vidal: "Është një lojtar fondamental për ne dhe e përsëris edhe një herë, qëndron me ne. Gjurin e ka mirë".

CONTE - "Kam gjetur një kulturë të mirë pune, por kam sjellë edhe gjërat e mia. Jemi dy teknikë të ndryshëm, siç është normale të jetë. Unë kam një filozofi tjetër, një futboll ndryshe. Shpresoj të bëj një punë të mirë".

Ndeshja Chievo-Juventus do të luhet të shtunën në orën 18:00. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori