Vidal shumë afër largimit nga Barça, klubi i La Ligas e kërkon me çdo kusht
Pëlqej
Largimi i Aleix Vidal nga Barcelon është gjithmonë e më afër se kurrë, pasi nuk po gjen hapësirat e mundshme në formacionin startues.

Lojtari i Barcelonës ka arritur një marrëveshje me Sevillan, e që është një kontratë 4-vjeçare.

Por, siç raporton Mundo Deportivo, ende mungon marrëveshja mes klubeve.

Burime të sigurta kanë thënë se akordi me klubi dhe lojtari është kryer.

Problemi i vetëm duket të jenë kërkesat ekonomike të Barcelonës. Aleix Vidal pritet të jetë një lojtar i Sevillas në merkaton e verës, nëse jo në këtë dimërore. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2018, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori