Vidal sinjale Interit: Conte e di që jam një fitues, mund të besojë tek unë
Mesfushori i Barcelonës Arturo Vidal del zbuluar dhe pranon se dëshiron një transferim te Interi, teksa ka zbuluar se ka raporte optimale me trajnerin Antonio Conte dhe se është gati t’i ofrojë atij garanci në fushën e lojës.

Në një intervistë të dhënë për mediat kilene, Vidal ka pranuar se ndihet mirë te Barcelona, por në të njëjtën kohë ka shtuar se dëshiron të jetë pjesë e një ambienti ku i besojnë dhe e trajtojnë si lider në fushën e lojës.

"Stërvitem shumë mirë dhje ndjej se mund të luaj në nivele mjaft të larta edhe për 3-4 sezone të tjera. Këtu te Barcelona kam shumë miq dhe ndihem mirë, por do të më pëlqente të isha pjesë e një ambienti ku ndihem i rëndësishëm. Me Conten kam marrëdhënie të shkëlqyera dhe ai e di se jam një fitues e mund të besojë te unë", deklaroi kileni.

Vidal është një emër i preferuar edhe për Conten, ndërsa Barcelona dëshiron ta përfshijë mesfushorin kilen në marrëveshjen që do të çojë në “Camp Nou” sulmuesin zikaltër Lautaro Martinez, por diferenca mbetet në vlerësimin e kartonit të mesfushorit.
Shtuar më 14/06/2020, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori