Vidal tek Inter apo Barcelona? Reagon zyrtarisht klubi katalanas
Drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida, ka konfirmuar se klubi është shumë pranë transferimit të Arturo Vidalit.

Inter duket sikur u dorëzua pasi raportohet se ka hequr dorë nga Vidali që ditën e hënë pritet të prezantohet te klubi i La Ligas, shkruan “Football-Italia”.

"Duket se negociatat janë në fazën përfundimtare", tha Braida për RMC Sport.

"Megjithatë, kontratat mund të jenë të pavlefshme nëse nuk ka firma, plus ky është tregu i transferimit. Shpresojmë që nuk do të ketë surpriza ", përfundoi ai.
Shtuar më 03/08/2018, ora 22:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori