Vidhnin bileta të finales së Champions, arrestohet grupi kriminal
Policia në Madrid ka kapur pajisje nga ajo që ata po e quajnë "një bandë e organizuar e imituesve të stafit të sigurimit" përpara finales së Ligës së Kampionëve.

Rreth 100,000 tifozë do të jenë në Madrid për finalen e Ligës së Kampionëve dhe UEFA-ja ka këshilluar tifozët të jenë të vetëdijshëm për njerëzit që paraqiten si sigurim pasi ata po vjedhin biletat dhe kështu duhet të përdorin vetëm zonat zyrtare.

UEFA gjithashtu zbuloi se policia spanjolle mori sende të ndryshme si veshjet e rreme të sigurimit, pajisje të rreme për kontrolle teknike dhe kartela të falsifikuara të akreditimit.

"Policia spanjolle ka konfiskuar jelekë të rremë të sigurimit, pajisje të rreme për kontrollin e biletave teknike, si dhe akreditime të rreme", thuhet fillimisht në deklaratën e UEFA-s.

"Kjo na bën të besojmë se një grup i organizuar njerëzish, që imitojnë pjesëtarët e vërtetë të sigurimit ose zyrtarët, mund të përpiqen të veprojnë sikur po kryejnë kontrollin e biletave vizuale ose teknike, me qëllim të vjedhjes së biletave gjatë kontrolleve të tilla".

"Përkrahësit duhet, pra, të sigurohen që ata të tregojnë biletat e tyre vetëm në zonat e qarta të kontrollimit dhe jo tek individët ose grupet e vogla të njerëzve që mund të mbajnë veshje të rreme dhe mund t’u afrohen atyre në rrugën për në stadiumin, jashtë zonave zyrtare të kontrollit".

Ka pasur thashetheme se 4,000 bileta të tjera janë duke u lëshuar për shitje në stadiumin "Wanda Metropolitano", por UEFA e kanë mohuar atë.

Ata gjithashtu kanë paralajmëruar tifozët lidhur me shitjen e biletavefalsifikuara që shiten dhe thonë se arrestimet tashmë janë bërë.

"Në një paralajmërim për tifozët e Liverpoolit dhe Tottenham Hotspur që kanë udhëtuar në kryeqytetin spanjoll pa bileta, UEFA ka përkujtuar se asnjë biletë për tifozët individual nuk është duke u shpërndarë nëpërmjet agjencive apo agjentëve dhe inkurajoi tifozët të mos mashtrohen nga njerëzit që pretendojnë të kenë bileta për shitje".

"Besohet se ka një numër të madh të biletavefalsifikuara në qarkullim dhe arrestimet janë bërë tashmë. Mbajtësit e biletavefalsifikuara nuk do të lejohen në stadium", mbyllet njoftimi i UEFA-s.
Shtuar më 01/06/2019, ora 18:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori