Vidic ne Real Madrid?
Albeu.com
Mediat angleze dhe spanjolle bëjnë të ditur se mbrojtësi serb Nemanja Vidic, pas acarimit të marrëdhënieve me trajnerin e Manchester United, Ser Aleks Ferguson, tanimë ka arritur marrveshje me Real Madrid.Skuadra e Realit të Madridit është shumë pranë angazhimit të mbrojtësit serb nga rradhët e Mançester Junajtedit, Nemanja Vidic. Sipas medieve britanike dhe spanjolle marrëveshja veçmë është arritur dhe pritet të zyrtarizohet gjatë verës së ardhshme, ndërsa "mbretërit" për kartonin e mbrojtësit, "djajve" do t'u paguajnë një shumë prej 20 milion paund.

Shkaku kryesor për këtë transferim është mosmarrëveshja që futbollisti kishte me trajnerin e Mançester Junajtedit, Aleks Ferguson. Nemanja Vidic në rradhët e "djajve të kuq" erdhi para katër viteve për një shumë prej 7 milion paund, ndërsa vitin e kaluar u zgjodh mbrojtësi më i mirë në Premier Ligë.
Shtuar më 14/02/2010, ora 20:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori