Ekzekutohet në atentat biznesmeni nga Shkodra
Viduka afer nenshkrimit me Portsmouth
Albeu.com
Mark Viduka ka pranuar ofertën e Portsmouthit dhe pritet së shpejti t’i bashkohet ekipit të drejtuar nga trajneri Paul Hart. Sulmuesi australian aktualisht është në pushime, por Hart mendon se marrëveshja tashmë është arritur me 33-vjeçarin, para ndeshjes së vikendit kundër Fulham-it.
“Do të përpiqemi shumë të sigurojmë lojtarë në disa ditët e ardhshme. Pritja është fjalë të cilën nuk e përdori shumë! Përpiqemi dhe shpresojmë se do të arrijmë diçka para vikendit. Mark ende nuk është rikthyer nga pushimi. Nuk e di se sa është i gatshëm ai, por ne nuk mund të presim deri në nëntor”, ka thënë Hart.

“I kemi bërë ofertë të mirë, që është pranuar, andaj vetëm pres të shoh se çfarë do të ndodh me të”, ka shtuar trajneri i Portsmouth.
Shtuar më 09/08/2009, ora 18:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori