Vieira, ne ne katershe!
Albeu.com
Mesfushori francez Patrick Vieira thotë se ai do t’i ndihmojë Manchester Cityt të përfundojë sezonin në top katërsh. Lojtari i ardhur nga Inter tek City, shënoi në fitoren e mbrëmshme prej 2-0 ndaj Boltonit, fitore kjo që i ndihmoi këtij ekipi të prekë pozitën e katërt, me pikë të barabarta me Liverpoolin.
“Top katërshi është caku ynë dhe vërtetë besoj se jemi mjaft të fuqishëm për të përfunduar atje. Ka edhe shumë për t’u luajtur dhe disa ndeshje të mëdha vijnë, por ne vetëm duhet të vazhdojmë të fitojmë dhe të arrijmë në Ligën e Kampionëve”.

“Është hera e parë që kam luajtur 90 minuta për tashmë një kohë. Por kur luani me lojtarë kualitativ, është shumë më e lehtë. Ishte e rëndësishme të shënojmë fitore pas humbjes ndaj Hull”, ka thënë Vieira.
Shtuar më 10/02/2010, ora 19:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori