Viera lë "me gisht në gojë" Arsenalin: Nuk largohem nga Nice
Trajneri i Nice, Patrick Vieira i mbyll derën ish-skuadrës së tij, Arsenalit, ku kohë më parë shkëlqente në fushën e lojës me fanellën e "topçinjve". 43-vjeçari gjatë një interviste përgënjeshtroi zërat që falsin për një kalim të tij në krye të skuadrës nga "Emirates Stadium", që pavarësisht shkarkimit të Unay Emery dhe emërimit të Freddie Ljungberg, nuk po arrin të stabilizohet dhe të rikthehet te rezultatet pozitive.

Numri një i stolit të francezëve deklaroi se nuk dëshironte të fliste për këtë çështje, pasi është shumë i përqendruar te puna me skuadrën e tij. Ai theksoi se nuk ka aspak ndërmend të largohet nga Nice, pasi është shumë i impenjuar për të arritur maksimumin në Lige 1.
Shtuar më 08/12/2019, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori