Vieri: Shitja e Balotellit, historike për Milanin
Pëlqej
Ish-sulmuesi i Milanit, Christian Vieri duket se i ka idetë e qarta për largimin e Balotelli-t nga kuqezinjtë. "Sot Galliani ka bërë lëvizjen më të madhe në historinë e Milanit", shkroi Bobo në profilin e tij në Twitter, duke iu referuar transferimit të mundshëm të Balotelli-t drejt Liverpoolit, e cila tashmë duket një çështje e mbyllur.

Paraditen e së enjtes, dy ekipet arritën marrëveshjen me njëra-tjetrën për transferimin e sulmuesit, prej të cilit Milani do të arkëtojë 20 milionë euro, ndërkohë që detajet e kontratës së Balotelli-t janë duke u diskutuar ende.

Kërkesa e Marios është 6 milion euro paga neto. Në mesditë sulmuesi la qendrën stërvitore "Milanello" ku është stërvitur këto ditë së bashku me lojtarët e tjerë të Milanit. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori