"Vij me mbrojt vatan…aty ku vdekja është më e sigurt", ultrasit e Tiranës i përgatisin mirëseardhjen Crvena Zvezdës (VIDEO)
Supersfida me Crvena Zvezdën po mbushet me atmosferë ekzaltuese në kampin bardheblu.

Fakti se do të luajnë përballë rivalëve serbë në Shqipëri dhe motivimi nacionalist shqiptar i ka angazhuar akoma më shumë ultrasit e 25-herë kampionëve të Shqipërisë.
fanatics

“Tirona Fanatics” kanë zbarkuar në qendrën stërvitore “Skënder Halili”, ku kanë performuar koreografinë për ndeshjen e raundit të dytë të Ligës së Kampioneve me Crvena Zvezdën.

Me profilin e dy luftëtarëve të UÇK-së dhe në sfond hartën e Shqipërisë Etnike, slogani “Vij me mbrojt vatan…Aty ku vdekja është më e sigurt!”, ultrasit bardheblu kanë treguar sërish kreativitetin dhe aftësinë për të organizuar atmosferën për një ndeshje me rëndësi të madhe.

Shtuar më 23/08/2020, ora 20:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori