Vijojnë dhe sot kërkimet për gjetjen e futbollistes shqiptare
Kërkimet për gjetjen e futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili janë duke vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.

Lojtarja e Young Boysit u zhduk pasditen e së shtunës në liqenin Como në Lombardi të Italisë.

Sot kërkimet janë duke vazhduar edhe me ndihmën e një roboti, që do t’i kryejë kërkimet në fund të liqenit, aty ku zhytësit e kanë të vështirë të arrijnë, shkruajnë mediet zvicerane.

Shpresat që ajo të gjendet e gjallë pas kaq shumë orësh janë të vogla.

Liqeni ku është zhdukur Ismaili besohet të jetë i thellë deri në 100 metra.
Shtuar më 01/07/2019, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori