Vijon emergjenca, ja 11 i Milan kundër Udineses (FOTO LAJM)

Christian Abbiati
Pëlqej
Vazhdon emergjenca në shtëpinë e Milanit. Ndeshja kundër Juventus, përveçse humbjes, ka bërë që Massimiliano Allegri të humbasë Mexes dhe De Jong, dy emra të rëndësishëm të formacionit bazë. Në vigjilje të sfidës së ardhme kundër Udineses, e programuar për në 19 tetor, formacioni i kuqezinjëve mund të jetë ai që ju kemi shfaqur në foto-galerinë e mësipërme: Abbiati në portë, Abate në të djathtë, Silvestre dhe Bonera në qëndër dhe De Sciglio në të majtë.

Në mesfushë treshja Montolivo, Muntari (Nocerino) dhe Andrea Poli, ndërsa tredhëmbëshi i sulmit përbëhet nga Birsa, Balotelli dhe Matri, ndërsa Robinho do të lihet pushim për sfidën e 22 tetorit në Champions League kundër Barcelonës.

Kujtojmë që qëndrojnë ende të dëmtuar: Kaka, El Shaarawy dhe Pazzini. /albeu.com/

Shtuar më 08/10/2013, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori