Vijon kriza, West Ham turpëron Manchester United (VIDEO)




Vijon kriza te skuadra e Manchester United. Djajtë e Kuq janë turpëruar në transfertë nga West Ham duke zhvilluar një ndeshje për t’u harruar, shkruan Albeu.com.

Vendasit ishin më superiore në fushë ndërsa pjesën e parë mbylën me avantahzin 1-0 falë supergolit të shënuar nga ukrainasit Yarmolenko.

Në fraksionin e dytë Djajtë e Kuq u munduan të bëjnë dicka por nuk ia dolën me sukses.

Ata që vunë në vështirësi portën ishnin vendasit që 6 minuta nga fundit realizuan dhe golin e dytë me anë të Creeswell.

Ndërkohë pas 6 javësh kampionat, Manchester United mban vendin e 7 me vetëm 8 pikë, një nisje skandaloze e Djajve të Kuq pothuajse si sezonin e kaluar nën drejtimin e Jose Mourinhos. /albeu.com/


Shtuar më 22/09/2019, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori