Vijon skandali: FIFA nuk lejoi votat e Egjiptit për të shpallur Salahun më të mirin
Deklaratat kontroverse rreth votimeve të FIFA-s për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit në botë kanë vazhduar edhe më tutje, pasi që së fundi u bë e ditur se organi qeverisës i futbollit botëror s’i llogariti votat e Egjiptit për Mohamed Salahun.

Sipas FIFA-s, Mohamed Salahu u rendit i katërti në garën për t’u shpallur lojtari më i mirë i vitit – 20 pikë prapa liderit Lionel Messi, i cili i grumbulloi 46 pikë pas sezonit 51-golësh të tij për Barcelonën.

twitter-tweet">

I don’t know untill when we’re not going to be one hand. Our representative of EGYPT 🇪🇬 in THE BEST - MEN’S PLAYER 2019 decided to put MOHAMED SALAH 3rd of his choices for our country that’s a shame when you find other countries choosing your star as their #1.https://twitter.com/MoSalah?ref_src=twsrc%5Etfw">@MoSalah https://t.co/7cSZkJljuA">pic.twitter.com/7cSZkJljuA

— G E B A L I I •jr (@OmarElgebalyy) https://twitter.com/OmarElgebalyy/status/1176546571858653185?ref_src=twsrc%5Etfw">September 24, 2019


Por, përderisa vota nga përfaqësuesi i gazetarëve të Egjiptit, Hanny Danial (Sadio Mane, Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah) mund të shihet në dokumentin zyrtar të votave të FIFA-s, zgjedhjet e kapitenit Elmohamady dhe trajnerit Shawky Gharib nuk gjenden në këtë listë.

Dy egjiptianët pretendojnë se i kishin dërguar dokumentet e votimeve më 15 gusht dhe që të dy e kishin votuar Mohamed Salahun si zgjedhjen e tyre të parë për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit.

Kur Federata e Futbollit e Egjiptit e shtroi pyetjen se pse nuk u llogaritën votat e kapitenit dhe trajnerit egjiptian, FIFA u përgjigj se dokumenti nuk ishte plotësuar në mënyrë të duhur.

“Gjatë monitorimit të votave të dërguara nga Federata e Futbollit e Egjiptit më 15 gusht, nënshkrimet në formularë ishin bërë me shkronja të mëdha dhe për këtë arsye ato nuk ishin të vlefshme. Formularët gjithashtu nuk ishin të nënshkruara nga sekretari i përgjithshëm, që është e detyrueshme”, thuhet në deklaratën e FIFA-s.

Organi qeverisës i futbollit botëror gjithashtu sqaron se ata ia kishin përkujtuar dy herë zyrës përkatëse në Egjipt të dërgojë formularë të vlefshëm, mirëpo nuk pati asnjë përgjigje nga Egjipti deri më 21 gusht, që ishte afati i fundit kohor.

Dje, kapiteni i Nigerisë, Juan Barrera, dhe trajneri i Sudanit, Zdravko Lugarosic, pretenduan se ata nuk kanë votuar për Lionel Messin edhe pse në listën e votuesve figuron e kundërta.

Barrera shkroi në Twitter: “Çdo informacion për votën time për TheBest2019 u falsifikua, faleminderit”.

Në vonë, ekipi i tij lëshoi një komunikatë duke sqaruar: “Ai shprehu shqetësimin e tij sepse emri i tij është përdorur në një situatë në të cilën ai nuk ka marrë pjesë. Ai nuk e ka ushtruar të drejtën për të votuar.”

Por, trajneri i Sudanit Logarusic e publikoi një fotografi nga votimi i tij, duke pohuar se kishte votuar për Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Kylian Mbappe.

Në votimin e tij në listën e FIFA-s, megjithatë, figuron se ai kishte votuar për Lionel Messi, Virgil van Dijk dhe Sadio Mane.
Shtuar më 27/09/2019, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori