Vilanova e Guardiola takohen në New York
Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova është takuar me ish- kolegun e tij, Pep Guardiola në Nju Jork, ku ai ndodhet për të vazhduar kurimin pas operacionit për heqjen e tumorit.


Ish -trajneri i Barcelonës dhe ish-ndihmësi i tij janë takuar zonën e Manhatanit ku Pep dhe Tito, mes të tjerash edhe miq të ngushtë, duken duke biseduar. Vilanova do të rikthehet në Nju Jork çdo 6 muaj për të vijuar terapinë për kurimin e plotë të sëmundjes që iu rikthye pas operacionit të parë. Ai ka zgjedhur një klinikë të specializuar amerikane për kimioterapinë, një fazë e rëndësishme kurimi për sëmundjen e kalanasit.
Shtuar më 12/01/2013, ora 15:27
Ncncas
e Dielë 13 Janar 2013, Ora 02:34
Po de ka shku me marr naj formacion te guardiola se ky sdin :)
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori