Vilanova: Të zotët në ruajtjen e qetësisë
Në përfundim të ndeshjes kundër Getafes, e fituar 1-4 nga të besuarit e tij, trajneri i Barcelonës Tito Vilanova ka dhënë disa deklarata për sfidën që parashikohej e vështirë në letër dhe për ecurinë e deritanishme të blaugranave.

"Nuk më intereson aspak se çfarë figure kamë bërë. Ajo që më intereson është fakti se po fitojmë dhe po përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje. Kemi fituar 12 nga 12 pikët e mundshme dhe sot kemi qënë shumë të zotët për të ruajtur qetësinë. Messi nuk u aktivizua nga minuta e parë pasi vinte nga një udhëtim i lodhshëm dhe mendova ta shfrytëzoj gjatë ndeshjes", deklaroi Vilanova, raporton "El Mundo Deportivo".

Barcelona ndodhet në krye të La Liga me 12 pikë të plota duke lënë pas me 8 pikë rivalët kryeqytetas të Real Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2012, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori