Vilanova, trajner i Barçës për një kohë të gjatë
Pep Guardiola u përball për herë të fundit si trajner i Barcelonës përpara një ndeshje të La Liga-s në konferencën për shtyp, për të folur në prag të ndeshjes kundër Real Betis. Me këtë rast, ai është ndalur sërish në të ardhmen e tij, por edhe të Tito Vilanovës.

Tekniku katalanas përsëriti se vetë do të marrë një pushim dhe nuk do të angazhohet tjetërkund, duke hedhur poshtë aludimet që flasin për një përçarje mes tij dhe ndihmësit Tito Vilanova.

Në këtë aspekt, tekniku ishte i hapur: "A duhet të qartësoj lidhjen time me Titon? S’ikam pse, sepse marrëdhënia ime me Titon, pavarësisht çfarëdo gjëje që thuhet lart e poshtë, ka qenë dhe është e mrekullueshme. As unë dhe as ai nuk kemi asgjë për të sqaruar në këtë pikë, asgjë". /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2012, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori