Villa-Boas e pret shkarkimin
Tranjeri i Chelsea-t, portugezi Andres Villas-Boas ka deklaruar se do të vijë një ditë kur edhe ai mund të shkarkohet nga posti i teknikut të "Blues", për shkak të rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit.


Sipas asaj që raporton siti italian "calciomercatto.it", portugezi ka thënë: “Unë kurrë nuk e kam përjetuar një gjë të tillë pasi kam karrierë vetëm dyvjeçare, ndoshta do duheshin 15 vite punë por një ditë do të ndodhë. Është e pa evitueshme”, mësohet të ketë thënë pasuesi i Ançelotit në stolin e Chelsea.


“E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Wenger, edhe me Ferguson. Por kjo është e drejtë në një profesion ku puna e trajnerit varet nga rezultatet, kurse klubi u takon fansave të saj”, përfundoi Andres Villas-Boas. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori