Villa-Boas larg parashikimeve
Mbërriti në Angli për të risjellë trofe dhe tituj dhe ngritjen e Chelsea në nivelet më të mëdha europiane por pas 10 javësh në Premiere League, portugezi Villa-Boas nuk ka treguar pritshmëritë e fillim-sezonit.

Andre Villas Boas dhe Chelsea, deri në këtë fazë të kampionatit dhe Ligës së Kampioneve, kanë bërë më pak seç kishte bërë Carlo Ancelotti një vit më parë.

Trajneri portugez ka pësuar tri humbje deri tani, dy nga tre ndeshjet e fundit, e fundit është humbja spektakolare, 3-5 me Arsenalin.

Portugezi shkëlqeu me Porton, ku fitoi kampionatin portugez dhe Europa League, por në Angli duket se nuk do të ketë të njëjtin fat.

Presidenti i Chelsea, Roman Abrahmoviç e zgjodhi Villa-Boas si tranjer të klubit duke parë tek ai pasardhësin e Jose Mourinho por duket se po zhgënjehet për zgjedhjen e bërë. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori