Villa dhe Raul në Euro 2012
Trajneri i kombëtares së Spanjës Vicente Del Bosque ka deklaruar se e ka ndërmend të ftojë sulmuesin e Barcelonës David Villa, i dëmtuar që prej muajit dhjetor, në Kampionatin Europian Euro 2012, pavarësisht mungesës disa mujore në fushat e lojës.

Tekniku iberik ka folur gjithashtu edhe për sulmuesin në largim të Schalke 04, Raul Gonzalez Blanco, të cilit i ka premtuar se "i ka dyert e hapura në kombëtare".

Lista e futbollistëve të Spanjës që do të jenë pjesë e Euro 2012 pritet të publikohet në fund të këtij muaji ndërsa dilemat kryesore për repartin e sulmit janë: Fernando Torres, Roberto Soldado dhe Alvaro Negredo. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2012, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori