Villa ne bisedime me Manchester Cityn
Albeu.com
Gazeta spanjolle “Marca” ka njoftuar se ‘Pasanikët’ janë duke bërë një ofertë të majme për të kërkuar nga sulmuesi spanjoll të largohet nga Mestalla.Njoftohet se drejtuesit e Manchester Cityt janë në bisedime me agjentin e yllit të Valencias, David Villa, njërit nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.
Gazeta spanjolle “Marca” ka njoftuar se ‘Pasanikët’ janë duke bërë një ofertë të majme për të kërkuar nga sulmuesi spanjoll të largohet nga Mestalla.

E njëjta gazetë shkruan se deri më tani përfaqësuesit nga Manchester City kanë pasur dy takime me agjentin e Villas, Jose Luis Tamargo.

Këto takime nuk janë konfirmuar nga asnjëra prej skuadrave, mirëpo “Marca” njofton se City është në gjendje të ofrojë shumë para për sulmuesin e Valencias.

Sheikët janë të bindur se një ofertë prej 100 milionë eurosh do të mjaftojë për t’ua ndërruar mendjen drejtuesve të Valencias që të heqin dorë nga ylli i tyre.
Shtuar më 15/10/2008, ora 20:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori