Villa: Po shoh dritë në fund të tunelit
David Villa
David Villa rrëfenn se është afër rikthimit në fushë pas dëmtimit të rëndë të pësuar në Kupën e Botës për Klube. Sulmuesi spanjoll ka bërë një rikthim të shpejtë në stërvitje, pas thyerjes së këmbës, fatkeqësi që e pësoi në Japoni, dhjetorin e kaluar. Ai është optimist se shpejt do të kthehet i gatshëm për Barcelonën, madje do të jetë në veprim.

“Unë jam shumë entuziast për rikthimin, edhe pse jam duke “djegur” ende fazat e riaftësimit. Me një punë shumë të madhe që po bëj çdo ditë, rikthimi në veprim ka për të ndodhur shpejt, – është shprehur sulmuesi për faqen zyrtare të klubit katalanas. – Jam shumë i lumtur, i gjallë nga forma fizike, i etur për të luajtur futboll. Po shoh dritën në fund të tunelit, mjaft i etur për ta shijuar futbollin përsëri nga brenda fushës së blertë", deklaroi ish sulmuesi i Valencias. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori