Villa shkëlqen sërish
Albeu.com
Skuadra e Valencias ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim kundër Malagas me dy golat e sulmuesit spanjoll në formë të lartë, David Villa.Gjithë ndeshja u vendos në 20 minutat e fundit.Villa shënoi dy herë në këtë takim (70’ dhe 90’), ndërsa skuadra vendase nuk arriti të bëjë asgjë.

Edhe Mallorca ka shënuar fitore me rezultat të ngjashëm kundër Numancias, me golat e Marin (12’) dhe Webo (50’).

Ndeshja e tretë me rezultat 2-0 u zhvillua ndërmjet Valladolidit dhe Almerias në favor të vendasve. Rubin shënoi në minutën e 66, ndërsa në pesëmbëdhjetë minutat e fundit po i njëjti lojtar u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhe dhe u largua nga ndeshja. Por pavarësisht mungesës së një lojtari, Valladolidi arriti të shënojë edhe golin e dytë në fund të ndeshjes (90’) me anë të Medunjanin.

Ndeshja tjetër ndërmjet Bilbaos dhe Recreativos përfundoi me shifra të barabarta, 1-1, me golat e Guerreros (71’) për vendasit, ndërsa katër minuta më vonë, Lopez barazoi rezultatin.
Shtuar më 26/09/2008, ora 04:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori