Villa siguron fitoren e Spanjes kunder Belgjikes
Albeu.com
David Villa ka shёnuar dy minuta para fundit tё kohës sё rregullt, pёr t’i dhёnё fitoren prej 2-1 kombëtares sё Spanjёs nё udhëtim ndaj Belgjikёs, nё kuadër tё kualifikimeve pёr Botёrorin 2010.Villa shfrytëzoi shpejtёsinё e tij nё fushёn e lagur nga shiu, pёr tё shёnuar me kokё pas njё harkimi nga Daniel Guiza, duke e mbajtur kështu kampionin e Evropёs nё pozitёn e parё tё grupit 5, me tё gjitha tё fitore tё shёnuara.

Nё ndeshjen mё tё vështirё tё grupit, Spanja kaloi nё disavantazh pas vetëm shtatё minuash lojё, kur sulmuesi belg Wesley Sonck kërceu pёr tё dërguar topin nё rrjetë pas njё harkimi nga Vincent Kompany.

Situata u përkeqësua kur sulmuesi Fernando Torres u largua nga loja pёr shkak tё lëndimit nё minutën e 12-tё. Por, Andres Iniesta dëshmoi vendosmërinë e Spanjёs duke barazuar nё minutën e 36-tё.

Rezultati i jep Spanjёs 12 pikё pas katёr ndeshjesh, qё krijon kështu katёr pikё nga ekipi i dytё i renditur, Turqia (8 pikё), qё nuk arriti tё nxjerrё mё shumё se njё barazim pa gola nё fushё tё Estonisё. Belgjika nё pozitën e tretё mbledh 7 pikё.
Shtuar më 16/10/2008, ora 15:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori