Villarreal, rivali i Barçës në gjysmëfinale (VIDEO)
Do të jetë Villarreali pengesa e Barcelonës në gjysmëfinalet e Copa del Rey. "Nëndetësja e Verdhë", në "Coliseum Alfonso Perez", konfirmoi ndaj Getafes gjysmëfinalen e parë të Kupës në gjithë historinë e klubit dhe jo vetëm kaq.

Nuk do të jetë aspak e lehtë duke qenë se për Barçën, Kupa merr akoma më tepër peshë pasi me eliminimin e Atleticos dhe Realit, blaugranat janë i vetmi ekip që kanë mundësinë për të realizuar një triumf të trefishtë këtë sezon, por gjithsesi për Villarrealin prezenca mes 4 më të mirave të Kupës është një sukses dhe mund ta luajë gjithçka me kokën lart si një bonus.

Ndaj Getafes ajo fitoi me rezultatin identik si atë të përballjes së parë 1-0. Ndeshja nuk kishte shumë histori. Getafe që ishte e detyruar për të shënuar një gol për ta çuar ndeshjen në shtesë i mati shumë forcat e saj deri sa në minutën e 79 një gol i Gerard Morenos mbylli çështjen e kualifikimit.

Në gjysmëfinalen tjetër do të përballen Athletic Bilbao - Espanyol. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2015, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori