Villas-Boas: Bale mund të fitojë "Topi i Artë 2014"
Ish trajneri i Tottenham, Andre Villas-Boas flet në një intervistë të gjatë, duke vënë theksin se talenti i Gareth Bale. Tekniku portugez që u largua disa ditë më parë nga skuadra londineze, beson se uellsiani do të fitojë pozita të mëdha te Reali i Madridit, madje vitin e ardhshëm ka mundësi të fitojë "Topin e Artë".

"Bale është një nga futbollistët më të mirë që kam stërvitur. Ai di të përshtatet me skuadrat ku luan. Te Tottenhami ai ishte një pikë referimi për të gjithë. Është një lojtar që kur gëzon formën optimale mund të bëjë gjëra të mëdha. Bale mund të të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes", shprehet Villas-Boas.

Në vijim, luzitani bën me dije se do të pushojë për disa kohë sepse ky për të është moment reflektimi.

"Kam nevojë për disa kohë pushim që të qartësoj idetë e mija. Eksperienca në Angli ishte diçka e veçantë. Do të dëshiroja të fitoja diçka te Tottenhami pasi është një skuadër me ambicie të mëdha, por tani ka ardhur momenti të ndryshoj faqe", vijoi ish trajneri i "Spurs".

Villas-Boas nuk harron të bëjë një koment edhe për marrëdhënien e tij me bashkëkombasin Jose Mourinho. "Kemi pasur përherë respekt reciprok për njëri-tjetrin, por nuk jemi takuar asnjëherë jashtë fushës së lojës", përfundoi tekniku portugez. /albeu.com/
Shtuar më 26/12/2013, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori