Villas-Boas: Bale, të mos pranojë ofertat nga Spanja
Gareth Bale
Trajneri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas ka shprehur dëshirën që Gareth Bale të qëndrojë në këtë skuadër edhe për edicionin e ardhshëm. Sipas "The Sun" Villas-Boas ka kërkuar nga Bale të injorojë dhe refuzojë kalimin në Spanjë dhe ta vazhdojë karrierën në Angli.



"Anglia e ka ligën më të fortë në botë dhe për mua një lojtar nuk mund të zhvillohet në Spanjë. Bale këtë duhet ta ketë parasysh dhe të mos pranojë ofertat nga Spanja. Ai është shumë i rëndësishëm për ne dhe duhet ta mbajmë patjetër në radhët tona", është shprehur Villas-Boas.

Kontrata e 23 vjeçarit me Tottenhamin skadon verën e vitit 2016 por ai kërkohet me ngulm nga skuadra e Real Madridit, e cila në fund të këtij edicioni është e gatshme të shpenzojë 50 milionë euro për transferimin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2013, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori