Villas Boas: Ju tregoj anën e errët të Mourinhos
Dikur raporti mes të dyve ka qenë me të vërtetë special por tashmë nuk mund të thuhet më e njëjta gjë, sepse mes Andre Villas-Boas dhe Jose Mourinhos marrëdhëniet miqësore janë shkatërruar përfundimisht

“Vitet që kam kaluar përkrah tij kanë qenë më të mirët e karrierës time” deklaroi Villas Boas në një intervistë. Ish trajneri i Zenitit ka treguar eksperiencën që ka kaluar përkrah Special One pasi deri në vitin 2009-t ka qenë zëvendësi i tij, vit në të cilin raporti mes të dyve u prish.

“Kam njohur anën e tij të errët theksoi Villas Boas, marrëdhëniet tona u ndërprenë sepse unë kisha ambicien për t’u rritur në profesion. Nga Mourinho kam arritur të mësoj shumë gjëra, të punosh me të arrin një tjetër nivel në karrierë. Kur je pranë me Jose-n dashurohesh me të, dëshiron të bëhesh si ai shtoi Villas Boas", i etiketuar me emrin Special 2.

Arsyeja e prishjes së raportit mes Jose Mourinhos dhe Andre Villas Boas kishte të bënte me faktin se në vitin 2009-t, ish trajneri i Portës dhe Tottenhami u largua nga Interi ku mbulonte rolin e ndihmësit të trajnerit aktual të United për të marrë drejtimin e skuadrës së Academica de Coimbras, skuadër që i ofronte postin e trajnerit të parë.





Shtuar më 06/10/2016, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori