Andre Villas-Boas ka insistuar se do të tërhiqet nga futbolli nëse nuk do të besonte se
Chelsea mund të mposhtë Barcelonën këtë
sezon, në garë për kurorën e Ligës së Kampionëve.
Skuadra katalanas në edicionin e kaluar fitoi trofeun e tyre të tretë kontinental në gjashtë vitet e fundit, ndërsa këtë
sezon duken edhe më të fuqishëm pas transferimit të Cesc Fabregasit dhe Alexis Sanchezit.
E enjtja solli shortin e fazës së grupeve të garës elite të klubeve evropiane, por
Chelsea dhe
Barcelona ishin ndaras për shkak të statusit të bartësit të grupit.
Por nëse Villas-Boas dëshiron të përfundojë pritjen e gjatë të pronarit Roman Abramovich për triumf në Ligën e Kampionëve, sigurisht se në një fazë të mëvonshme duhet të tejkalojë Barcelonën.
Dhe, trajneri i ri i Chelseas ka insistuar se nuk ka frikë nga përballja e mundshme me aktualisht ekipin më të mirë në Europë.
"
Barcelona është referimi. Ata mund të mposhtin cilëndo skuadër në botë, por i tillë është edhe
Chelsea e Real Madridi. Nëse nuk do të besoja në këtë, do të largohesha nga futbolli. Nuk hyj në lojë me mentalitet të humbësit", tha Villas-Boas për mediat angleze. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2011,
ora 10:20