Villas Boas shkarkohet nga Chelsea
Menaxheri i skuadrës së Chelsea Andres Villas Boas është shkarkuar nga kjo detyrë. Nëpërmjet një komunikatë të postuar në faqen e kësaj skuadre në internet drejtuesit e klubit londinez falenderojnë për kontributin e dhënë deri më tani duke zyrtarizuar shkarkimin e tij.


Andres Villas Boas nuk është më menaxher i Chelseat. Bordi dëshiron të falënderojë atë për punën e bërë dhe zhgënjimin e thellë që marrëdhënia është dashur të shkëputet aq herët. Fatkeqësisht rezultatet dhe paraqitjet e ekipit nuk kanë qenë të mira dhe nuk kishte shenja për përmirësime në një fazë kyçe të sezonit” thuhet në këtë deklaratë ndërsa kjo gjë bëhej për të ndryshuar disa gjera që nuk po funksiononin në këtë klub i cili sipas tyre vazhdon të jetë në lojë për Ligën e Kampionëve dhe FA Cup. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2012, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori