E FUNDIT/ Gjykata merr vendimin e papritur për banorët e Astirit
Villas-Boas tërhiqet nga fubolli dhe fillon të garojë në Rally
Trajneri portugez, André Villas-Boas është larguar nga skuadra kineze, Shanghai SIPG për të ndjekur ëndrrën e tij të fëmijërisë në garat “Rally” në Dakar

André Villas-Boas, i cili në moshën 33-vjeçare udhëhoqi drejt suksesit Porton në Europa League (2011), më pas u emërua në stolin e Chelseat, për të vijuar më tej me fitimin e kampionatit rus me skuadrën e Zenitit të Shën Pjetërburgut (2015), e pas një aventure me Tottenhamin do të përfundonte te kinezët e Shanghai SIPG, i kthehet kështu pasionit të fëmijërisë, shkruan albeu.com.

Kur ishte adoleshent, Villas-Boas frekuentonte shumë stadiumet, por jo aq shumë fushat e blerta, sesa terrenet e thyera ku garohej me motorë, madje ka garuar edhe në kampionatin portugez në terrene të ashpra.

Impenjimi gjithnjë e më i madh në futboll dhe sukseset e arritura si trajner e detyruan që të largohej disi nga sporti i motoçiklizmit, por pasioni për të marrë pjesë në një garë të vetme të Dakarit, siç kishte bërë dikur xhaxhai i tij Pedro Villas-Boas në vitin 1982, i mbeti gjithmonë gjallë.

Tashmë fati i ka trokitur në derë në moshën 40-vjeçare, vite të cilat i festoi më 17 tetor.

“Më pëlqeu ideja që të garoja në edicionin e 40 të Dakarit me motorë, kështu që mora në telefon mikun tim Alex Doringer, menaxherin e ekipit ‘KTM’. Më tha se më duhej një vit i tërë stërvitjeje për të qenë gati për të garuar, ndaj më këshilloi të bëja disa xhiro me makina fillimisht. Më siguroi kontakte me ekipin ‘Overdrive’ dhe prej atëherë projekti mori formë reale”, tha Villas-Boas. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2017, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori