Villas-Boas uron Bale: Duhej të ishte më korrekt
Jemi në detajet e fundit. Gareth Bale pritet të kalojë së shpejti te Real Madrid pas një telenovelë që ka mbajtur të lidhur gjatë gjithë verës. Transferimin e tij në skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti e pranon edhe tekniku i Tottenham Andre Villas Boas.

"Kalimi i tij te Real Madrid mund të vijë shpejt, por shumë shpejt. I urojmë gjithë të mirat në aventurën e re, por sjellja e tij nuk ka qënë korrekte", është shprehur tekniku portugez.

Bale mund të dënohej për faktin që nuk ka marrë pjesë në dy stërvitjet e fundit të Tottenham. /albeu.com/

Shtuar më 28/08/2013, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori