Villlareal i kthen Baccan Milanit
Villareali nuk do ta blejë Baccan, madje klubi ka njoftuar klubin e Milanit se nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes për sulmuesin Carlos Bacca. Kjo do të thotë se kolumbiani do të rikthehet sërish në Milano.

Arsyeja nuk është forma e dobët por shuma prej plot 18 milionë euro, që janë vërtetë shumë për një futbollist 32-vjeçar, i cili për më tepër, këtë sezon nuk është se ka shkëlqyer.

Mbetet ende për t’u parë reagimi i kuqezinjve, të cilët mund t’u ofrojnë spanjollëve një çmim më të ulët, për të përfunduar shitjen e sulmuesit kolumbian, që nuk është më i mirëpritur në Milano.

Në rast rikthimi të Baccës, te kuqezinjtë do të bëheshin plot 4 sulmuesë me karakteristika të njëjta, Cutrone, Andres Silva, Kaliniç dhe kolumbiani./albe.com/
Shtuar më 22/03/2018, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori