Maverick
Vinales dhe Yamaha sërish sëbashku. Piloti spanjoll ka rinovuar deri në vitin 2020 kontratën me skuadrën
japoneze dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e Yamahas në Moto Grand Prix edhe për 3 sezonet e ardhshme.
Në ditën e prezantimit të motorit të ri M1 për vitin 2018, drejtuesit e skuadrës
japoneze zyrtarizuan
rinovimin e
kontratës me
Vinales pasi marrëveshja aktuale e spanjollit me
Yamahan skadonte në fund të 2018-ës. Paraqitjet e
Vinales në sezonin e tij të parë me
Yamahan kanë bindur skuadrën
japoneze ti ofrojë një marrëveshje afatgjatë pilotit iberik i cili u shpreh shumë i lumtur për
rinovimin e
kontratës./albeu.com/
Shtuar më 24/01/2018,
ora 17:50