Vinçi, shkaku i rrëzimit të një pjese të stadiumit “Sao Paulo”
Tragjedia në stadiumin e “Sao Paulos” ku humbën jetën dy punëtorë ka ardhur si pasojë e rrëzimit të vinçit të instaluar në kantierin e ndërtimit. Njeri prej punëtorëve në impiantin që po rikonstruktohet për Kupën e Botës 2014, flet për momentin fatal kur vinci prej 500 tonësh u rrëzua në tokë.

“Drejtuesi i vinçit tentoi ta evitonte tragjedinë por kur e pa që humbi kontrollin e vinçit, atëherë u hodh për të shpëtuar” u shpreh ai.

Në vijim, ai shton se kolegët e tij kanë punuar me orë të zgjatura për shkak të vonesës së punimeve, pasi stadiumi duhet të jetë gati gjatë muajve të verës.
Shtuar më 29/11/2013, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori