Vinicius: Barça më ofroi më shumë se Reali, nuk do vesh kurrë fanellën e saj
Nëse ka diçka për të cilën mund të jenë të lumtur te Real Madrid, është paraqitja e sulmuesit të talentuar brazilian Vinicius, i cili nën drejtimin e Solarit filloi të tregonte pak nga pak vlerat e tij, derisa u dëmtua në Ligën e Kampioneve përballë Ajaksit. Futbollisti është në fazë riaftësimi dhe shpreson që në fund të këtij sezoni të arrijë të kthehet përsëri në fushë, këtë herë nën drejtimin e Zinedin Zidan, për t’u bërë pjesë e projektit në një klub të cilin ai e ka dashur me ngulm, edhe pse nuk mungonin oferta të tjera të rëndësishme.

Në fakt, në një intervistë të dhënë së fundmi, Vinicius ka treguar se ekzistonte mundësia reale që ai të shkonte edhe te Barcelona, e cila i kishte bërë një ofertë më shpejt se Reali dhe më të mirë ekonomikisht, por në fund kishte zgjedhur “Los blancos”.

“Mësova për ofertat evropiane kur isha 16 apo 17 vjeç, isha në Kampionatin e Amerikës së Jugut U17. Babai im më thoshte që nuk po ndodhte asgjë, ishin gënjeshtra. Por më tregoi pastaj kur erdhën ofertat e Real Madrid dhe Barcelonës, për të zgjedhur. Kush erdhi e para? E Barcelonës, pastaj e Realit.

Mendova të vizitoja Madridin dhe Barcelonën për të zgjedhur një projekt. Marcelo erdhi 18 vjeç këtu e luajti, Asensio po luante… Kjo na ndihmoi që të zgjidhnim Madridin. Zgjodhëm klubin më të mirë. A do të shkoja ndonjë ditë te Barça? Mendoj se asnjëherë. Barcelona do të më paguante më shumë, por zgjedhja që bëmë nuk ishte për rrogën që do të përfitoja, por për projektin më të mirë. Ndaj zgjodhëm Madridin”, tha lojtari brazilian. /
Shtuar më 20/03/2019, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori