Vinicius jep sinjale pozitive, do jetë nën urdhërat e Zidane në ndeshjet e fundit
Ashtu siç edhe lajmëroi ditë më parë, Vinicius Junior po punon shumë që të kthehet sa më parë, ai u pa sot duke vrapuar në fushë, derisa Carvajal i është bashkuar grupit.

Pas humbjes 2-1 nga Valencia të mërkurën mbrëma, e para për Zinedine Zidane që nga kthimi në Real Madrid, Los Blancos kanë kryer stërvitjen e parë me mendjen te Eibari.

Risi në këtë stërvitje ishte Dani Carvajal, që iu bashkua grupit, derisa edhe Vinicius Junior ka bërë hapa para drejt rikuperimit.

Ai është duke punuar shumë që të kthehet sa më parë në fushë dhe të enjten ka bërë disa vrapime i veçuar nga skuadra, teksa vazhdon të punojë më shumë në ambient të mbyllur. Synimi i Vinicius është që të kthehet sa më parë dhe t’i luajë disa ndeshje me Zinedine Zidane para fundit të sezonit, për t’i treguar se mund të llogarisë shumë në të në edicionin 2019/20.

Vinicius u lëndua në fillim të muajit mars në humbjen 1-4 të Realit në Champions League në "Santiago Bernabeu".

Ai ishte lojtari më në formë i Los Blancos edhe pse vetëm 18-vjeçar, duke i ulur në stol lojtarë si; Marco Asension dhe Gareth Bale. /albeu.com/

Shtuar më 04/04/2019, ora 18:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori