Vinicius lihet në shtëpi nga Zidane për ndeshjen e së mërkurës
Zinedine Zidane ka vendosur të mos e ftojë Vinicius Juniorin në skuadrën e Real Madridit për ndeshjen kundër Leganes të mërkurën mbrëma.

Përveç brazilianit, jashtë skuadrës janë lënë edhe Brahim Diaz, Alvaro Odriozola dhe Mariano Diaz.

Nacho dhe Marco Asensio ka kohë që mungojnë shkaku i lëndimeve, ndërsa James Rodriguez është rikthyer nga Kolumbia pas lindjes së fëmijës.

Gareth Bale ka marrë leje nga klubi për të udhëtuar drejt Londrës.

Toni Kroos dhe Luka Modric janë rikthyer në skuadër pasi i kanë kaluar problemet me lëndime, bashkë me Lucas Vazquez.

Lista e plotë e Real Madridit për ndeshjen me Leganes:

Portierë: Thibaut Courtois, Alphonse Areola, Diego Altube.

Mbrojtës: Dani Carvajal, Eder Militao, Sergio Ramos, Raphael Varane, Marcelo, Ferland Mendy.

Mesfushorë: Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Fede Valverde, Isco.

Sulmues: Eden Hazard, Karim Benzema, Lucas Vazquez, Luka Jovic, Rodrygo.
Shtuar më 29/10/2019, ora 18:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori