Viola Spiro: Dal live me të brendshme nëse Luftëtari fiton kampionatin (FOTO)

Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Cilësohet si një ndër vajzat më simpatike dhe më seksi e ekraneve shqiptare. Bëhet fjalë për bukuroshen korçare, Viola Spiro, e cila do të konkurrojë koleget e saj si Enkeleida Zeko, Vilma Masha apo Hygerta Sako. Biondja 28-vjeçare ka startuar një projekt të ri televiziv në karrierën e saj si moderatore. Ajo është rikthyer në super formë në emisionin sportiv “Ora Skaner”.

Moderatorja ka zgjedhur të bëjë bujë që në emisionin e saj të parë. Për të tërhequr vëmendje dhe shikueshmëri, bukuroshja korçare ka bërë një premtim interesant jo vetëm për fansat e saj, por edhe për tifozët gjirokastritë. Me siguri fansat korçarë do bëhen xhelozë.

Nëse Luftëtari do të fitojë titullin kampion, do ta prezantoj emisionin me bikini”, premtoi Viola Spiro në raundin e saj të parë.
Nëse vërtet gjirokastritët do të triumfojnë, me siguri kërkesat për të qenë pjesë e emisionit të saj do jenë të shumta. Ndërsa disa të tjerëve edhe s’mund t’u bëjë përshtypje, pasi e kanë shuar kureshtjen duke e parë “live” në bregdet.

Shtuar më 15/02/2017, ora 11:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori