Virgil van Dijk: Bayerni një ekip me eksperiencë, por ne ia dolëm
Virgil van Dijk konsiderohet nga shumë njerëz si qendërmbrojtësi më i mirë në botë, por Liverpool ka edhe një shënues të madh, sepse holandezi shpesh shkon në sulm dhe shënon gola me shumë peshë.

Edhe në Munih Van Dijk ishte fantastik, duke udhëhequr mbrojtjen dhe duke shënuar golin që fundosi Bajernin, në mesin e pjesës së dytë.

Sapo mbaroi ndeshja, Van Dijk tha:

"Ndjenjë e mrekullueshme. Ishte shumë e rëndësishme të kualifikoheshim dhe ia dolëm, nuk ka rëndësi kush shënon".

"E dinim që do ishte shumë e vështirë, Bajerni është një klub i madh dhe kishim përballë një ekip të frikshëm, me shumë eksperiencë. Gjithsesi, ishim të sigurt që do kishim raste për gol. Pësuam një gol të pafat, por në fund ia dolëm mbanë, jemi mes 8 më të mirëve në Europë". /albeu.com/

Shtuar më 13/03/2019, ora 23:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori