Virgin Racing do garojë me motorë Audi në Formula E
Pëlqej
Skuadra Virgin Racing do të ketë një furnizues të ri për motorë na Botërorin e Formula E dhe bëhet fjalë për kompaninë gjermane të prodhimit të automjeteve, Audi.

Tashmë marrëveshja është arritur dhe gjithçka është bërë zyrtare dhe e gjithë kjo ndodhi në pritje të datës 5 tetor kur do të bëhen publike emrat e pilotëve që do të garojnë me këtë skuadër raporton Top Channel.

Për Audi, kjo marrëveshje do të thotë dyfishim i pranisë së saj në këtë kampionat duke qenë se kjo kompani ka edhe skuadrën e saj zyrtare.

‘Me Audi Sport dhe aksionerin kryesor të Envision do të synojmë për të qenë në krye. Për Audi kjo është hera e parë që është furnizues i makinave plotësisht elektrike-tha Drejtori i Menaxhimit të Virgin, Sylvian Filippi.

Edhe vetë drejtuesit e Audi janë shfaqur të kënaqur për këtë marrëveshje të arritur me Virgin Racing të cilën e konsideruan si pikë referimi që nga momenti i krijimit të kampionatit të Formula E.
Shtuar më 22/09/2018, ora 13:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori