"Virusi më i keq është Juventusi dhe Federata shërbëtore e padronit", shpërthejnë tifozët e Napolit
Humbja 3-0 pothuajse e konfirmuar në tavolinë përballë Juventusit ka acaruar tifozët e Napolit.

Pasi Liga italiane konfirmoi se në rast moszhvillimi të sfidës së programuar për ditën e diel në orën 20:45 Juventusi fitonte në tavolinë, pëkrahësit e Napolit kanë shpalosur banderola që sulmojnë klubin bardhezi.

Skuadra e Juventusit zbriti në fushë e tij duke treguar se ishte gati që takimi të luhej.

Drejtuesit e Napolit nuk pranuan që skuadra të udhëtonte drejt Torinos pas rasteve me koronavirus në ekip.

Mossensibilizimi i palës bardhezi me Napolin që takimi të luhej në një datë tjetër u ka lënë shije të hidhur tifozëve napolitanë.

"Virusi më i keq është Juventusi dhe Federata shërbëtore e padronit", u shpalosën para stadiumit të Napolit.
Shtuar më 04/10/2020, ora 23:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori