Virusi misterioz, Chelsea në ankth për Diego Costan
Shqetëson gjëndja e Diego Costas. Sipas asaj që shkruan "Daily Telegraph" dhe "Sun", sulmuesi brazilian, i natyralizuar në spanjoll, është shtruar në spitalin e Londrës për shkak të një virusi misterioz. Bëhet fjalë për një problem muskular në ije, por edhe për një problem intestinal për shkak të një virusi që i ka shkaktuar dhembje të forta stomaku.

Diego Costa nuk stërvitet me Chelsean që prej impenjimit të tij të fundit me Spanjën, gjë që shkaktoi polemika mes Jose Mourinhos dhe Vicente Del Bosques dhe është në dyshim të madh për supersfidën e kësaj fundjave kundër Manchester United. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2014, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori