Vit i "zi" për Ronaldinhon, tani infektohet edhe me koronavirus
Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho ka konfirmuar se ai ka rezultuar pozitiv me koronavirusin.

Ronaldinho i cili u emërua dy herë FIFA Lojtari i Vitit shkroi në Instagram për të zbuluar detajet e diagnozës së tij.

Ai u tha ndjekësve të tij se ai është asimptomatik dhe tashti po izolohet në Belo Horizonte.

"Unë kam qenë këtu në BH që dje, erdha të marr pjesë në një ngjarje. Unë bëra testin dhe u testova pozitivisht me Covid-19. Jam mirë, asimptomatik, por do të duhet të lëmë ngjarjen për më vonë. Së shpejti do të jemi atje së bashku. Përqafim i madh!", ka shkruar Ronaldinho.

Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit është liruar vetëm kohët e fundit nga pesë muaj arrest shtëpie pasi u akuzua për përpjekjen për të hyrë në Paraguai me pasaporta të falsifikuara.

Ronaldinho, i cili u arrestua së bashku me vëllain e tij dhe menaxherin e biznesit Roberto më 6 mars – kaloi 32 ditë në një stacion policie së bashku me trafikantë droge, policë dhe politikanë të korruptuar para se të paguante 1.6 milionë dollarë me kusht për t’u ndaluar në një hotel.
Shtuar më 26/10/2020, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori