Vitesse 300 mijë euro për Rashicën?
Pëlqej
Milot Rashica, ka më shumë se dy javë që është duke qëndruar në Holandë, te skuadra e elitës së futbollit holandez, Vitesse. Ai në javën e parë të qëndrimit të tij, është stërvitur me ekipin e dytë të skuadrës holandeze, kurse një javën e fundit ka kaluar te skuadra e parë.

Një një prononcim për “Sport Plus” nga Holanda, Rashica ka deklaruar se brenda kësaj jave mund të nënshkruajë me Vitessen. Ai ka thënë se gjithçka ka shkuar mirë dhe janë të kënaqur me përformancën që ka treguar. Por është një gjë që mund ti prish punë futbollistit vushtrrias. Për ta pasur në skuadër Vitesse, duhet ti paguaj Rashicës plotë 300 mijë euro.

“Shumë shpejt besoj që do të nënshkruaj kontratë me ekipin holandez, pasi atë janë shumë të kënaqur me mua dhe po dëshirojnë të më mbajnë. Por janë disa gjëra që duhet të rregullohen. Pasi ne nuk jemi në Evropë, dhe për të më pasur mua në skuadër ekipi holandez, duhet të paguaj 300 mijë euro për të nënshkruar kontratë me mua. Kështu ish një ligj në Holandë për të gjithë lojtarët që vijnë nga shtetet që nuk janë të pranuara në Evropë. Klubi duhet ta paguajë lojtarin 300 mijë euro, në këtë rast mua. Brenda javës po besoj që do të paguhet ajo shumë dhe nëse ndodhë një gjë e tillë, unë do të jem pjesë e Vitesses”, u shpreh kampioni i Kosovës, me Llamkosin.

Rashica nënvizoi se ka problem me një lëndimi të vogël, por brenda kësaj jave do të fillon të stërvitet përsëri me ekipin e parë. “Jam duke u stërvitur me ekipin e parë të Vitesses që bënë gara në elitën e futbollit të Holandës. Kam kaluar mirë disa ditë, por në dy ditët e fundit kam pauzuar pak, sepse kam pas problem me zgjatjen e një muskuli. Brenda dy ditëve besoj që do të fillojë të stërvitem përsëri me ekipin e parë. Jam duke kaluar shumë mirë dhe jam pritur shumë mirë në skuadër”, ka thënë Rashica për “Sport Plus”.
Shtuar më 08/09/2014, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori