Karim
Benzema është duke bërë sezonin më të mirë që kur u bashkua me Real Madridin.
Largimi i Cristiano Ronaldos i ka lënë hapësira të mëdha francezit për të treguar potencialin e tij para portës.
Benzema ka shënuar 23
gola këtë vit me Real Madridin (12 këtë sezon dhe 11 sezonin e kaluar).
Gjashtë nga ato golat kanë qenë në gjashtë fitoret e fundit të ekipit. Një gol për ndeshje mesatarisht, shkruan IndekOnline.
Sezonin e kaluar ai ishte afër (21
gola, katër prapa Messit) dhe e luftoi atë deri në ditët e fundit.
Këtë sezon ai vjen në Krishtlindje si i pari në atë klasifikim me tetë
gola, njësoj si Iago Aspas (Celta) dhe Gerard Moreno (Villarreal).
Ata janë të barabartë, por merita e madrilenit është më e madhe, sepse ai është i vetmi që nuk ka shënuar nga penalltia.
Shtuar më 24/12/2020,
ora 09:42